E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Radhë kilometrike në “Hinkën e Bradasheshit”
Lajme

Radhë kilometrike në “Hinkën e Bradasheshit”

Trafik i rënduar në aksin Tiranë–Elbasan

Paralizohet qarkullimi drejt juglindjes

Mesdita e kësaj të premteje është shoqëruar me ngarkesë të pazakontë në aksin kombëtar që lidh Tiranën me Elbasanin, ku qarkullimi i mjeteve është ngadalësuar ndjeshëm për disa orë me radhë.

Problematika ka nisur të bëhet më e theksuar pas orës 12:00, kryesisht në segmentin nga Tuneli i Krrabës deri te Rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku janë krijuar kolona të gjata automjetesh.

Sipas të dhënave nga terreni, shkaku kryesor i kësaj situate lidhet me fluksin e lartë të lëvizjeve nga kryeqyteti drejt juglindjes së vendit. Ky fenomen është bërë tashmë i zakonshëm gjatë fundjavave, veçanërisht në periudhën pranverë-verë, kur shumë qytetarë zgjedhin të udhëtojnë drejt zonave turistike apo qyteteve të tjera.

Pika më problematike mbetet zona e njohur si “Hinka e Bradasheshit”, ku trafiku shpesh paralizohet për shkak të kapaciteteve të kufizuara të rrugës dhe ndërthurjes së disa flukseve hyrëse e dalëse. Në këtë segment raportohen vonesa të konsiderueshme dhe tension për drejtuesit e mjeteve.

Megjithëse në terren janë angazhuar shërbimet e Policisë Rrugore për menaxhimin e situatës, vështirësitë vijojnë për shkak të disa faktorëve, si infrastruktura jo e plotë, ngushtimi i rrugës në zona të caktuara si Dopaj, si dhe hyrje-daljet e pakontrolluara përgjatë aksit.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme. Gjithashtu, rekomandohet përdorimi i rrugëve alternative ose planifikimi i udhëtimeve jashtë orareve të pikut për të shmangur bllokimet.

Situata e përsëritur në këtë aks rikthen në fokus nevojën për investime më të thelluara infrastrukturore dhe zgjidhje afatgjata, në mënyrë që të përballohet fluksi në një nga rrugët më të rëndësishme të vendit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.