E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është kirurgu i akuzuar nga 21-vjeçarja për ngacmim seksual
Lajme

Ky është kirurgu i akuzuar nga 21-vjeçarja për ngacmim seksual

Një ngjarje e rëndë është raportuar në qytetin e Korçës, ku është arrestuar një mjek kirurg 72-vjeçar pas një kallëzimi nga një paciente.

Sipas informacioneve për mediat, në pranga ka rënë kirurgu Nikolla Nunka, pasi një vajzë 21-vjeçare e ka denoncuar për ngacmim seksual gjatë trajtimit mjekësor.

E reja ishte paraqitur në urgjencë me dhimbje barku dhe të vjella, ku pas ekzaminimeve mjekësore ishte vendosur që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje për apandesit.

Në kallëzimin e saj, ajo pretendon se gjatë kontrollit, kirurgu e ka prekur në pjesë intime, duke e justifikuar veprimin si pjesë e ekzaminimit mjekësor.

Pas denoncimit, policia e Korçës ka marrë deklarimin e 21-vjeçares, e cila ndodhet ende e shtruar në spital, dhe më pas ka bërë shoqërimin e mjekut, duke çuar në arrestimin e tij.

Ndërkohë, pritet që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.