U përplas nga makina, ndërron jetë i ati i ministres Adea Pirdeni
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku ka ndërruar jetë në spital babai i ministres Adea Pirdeni, pas plagëve të marra në një aksident rrugor.
87-vjeçari, Luan Pirdeni, u përplas nga një motomjet teksa po lëvizte me biçikletë në rrugën “Bardhyl”, rreth mesditës së djeshme. Si pasojë e përplasjes, ai pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Ndërkohë, drejtuesi i motomjetit, një 31-vjeçar me inicialet S. M., është arrestuar nga policia në vendngjarje.
Sipas njoftimit zyrtar, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku motomjeti është përplasur me biçikletën që drejtohej nga i moshuari.
Autoritetet bëjnë me dije se grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



