Automjeti përplas babain e ministres Adea Pirdeni në Tiranë
Një aksident i rëndë është regjistruar në mesditën e sotme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur babai i ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Bardhyl”, ku 87-vjeçari Luan Pirdeni është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte me biçikletë.
Menjëherë pas aksidentit, i moshuari është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën kujdes intensiv nga stafi mjekësor.
Deri në këto momente nuk janë bërë publike rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



