E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ironia e deputetit të PD: Rama nuk është kryeministër, por ‘loloja’ që bën për të qeshur
Lajme

Ironia e deputetit të PD: Rama nuk është kryeministër, por ‘loloja’ që bën për të qeshur

 

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, për sjelljen e tij në Kuvend. I ftuar në edicionin e lajmeve të Syri.net, të moderuar nga Alen Xhelili, Boçi tha se Rama nuk po sillet si kryeministër por sillo, i cili herë pas herë bën të qeshë të tjerët.

‘Nuk është se ne acarohemi nga batuta e Ramës. Por në parlament vihet për të thënë të vërtetën,dhe sigurisht që unë nuk kam primare të bëj batuta. Por kryeministri nuk është në pozicionin e tij, por ai del si ai gallataxhiu lagjes, kur unë jam i mërzit dhe vjen ky loloja i lagjes dhe na bën të shkrihemi gazit. Ka ikur koha e qeverisjes me anë të batutës’, u shkreh Boçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.