A po lë postin në RTSH Eni Vasili, për t’u bërë ambasadore në Londër!
Një burim i sigurtë i konfirmoi gazetarit tonë se Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) mund të përfshihet sërish nga ethet e ndryshimeve të bujshme në kupolën e tij drejtuese. Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Eni Vasili, duket se ka këkuar të largohet nga posti i drejtimit në televizionin publik, pasi lakmon vendin e ambasadores në Londër.
Ky vendim ka ndezur menjëherë motorët e thashethemeve dhe analizave në prapaskenat e botës së medias. Pyetja që ngrihet me urgjencë është: Kush do ta marrë timonin e institucionit më të madh mediatik publik në vend?
Armela Krasniqi drejt RTSH-së?
Ndonëse zyrtarisht institucioni mban një qëndrim të rezervuar, në korridoret mediatike të Tiranës ka nisur të lakohet me shpejtësi një emër konkret. Flitet se pasardhësja e mundshme që do të ulet në karrigen e nxehtë të drejtimit është Armela Krasniqi, një figurë me eksperiencë të gjatë në menaxhimin e medias dhe institucioneve të pavarura rregullatore.
Nëse ky qarkullim emrash konfirmohet, lëvizja pritet të sjellë një tjetër valë ndryshimesh në strukturën e brendshme të RTSH-së.
Karrige që ndërrohen më shpejt se programacioni
Skena mediatike në Tiranë po dëshmon se postet drejtuese në institucionet publike kanë arritur një nivel të lartë paqëndrueshmërie. Siç thonë shpesh me ironi analistët e fushës, “në kryeqytet karriget e drejtorëve ndërrohen shumë më shpejt sesa vetë programacioni televiziv” që u ofrohet ndjekësve. Në fakt Eni Vasili u përfol për skandali e një tenderi në RTSH, me vlerë 9.5 mln euro.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


