E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë 27 “të fortët VIP” që do izolohen në regjimin “41 Biss”?
Lajme

Kush janë 27 “të fortët VIP” që do izolohen në regjimin “41 Biss”?

Pas rikthimit të regjimit të posaçëm “41 Biss”, autoritetet penitenciare pritet të vendosin në izolim të fortë 27 persona të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Mes emrave që pritet t’i nënshtrohen këtij regjimi janë figura të njohura të botës së krimit, si Laert Haxhiu, Redian Rraja, Lulzim Berisha, Leonard Duka, Gjergj Cukali, si edhe individë të tjerë me profil të lartë kriminal.

Sipas informacioneve, tashmë është përgatitur një listë paraprake me 27 të dënuar dhe persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët do të përfshihen në këtë regjim izolimi në institucionet ku aktualisht vuajnë dënimin.

Në këtë listë përfshihen gjithashtu Indrit Shaqja, Gëzim Guri, Bledar Selmanaj, Miklovan Parubi, Plarent Dervishaj, Femi Meziu, Bujar Shega, si edhe vëllezërit Hoxhaosmani.

Arsyet e rikthimit të “41 Biss”

Rivendosja e këtij regjimi vjen pas konstatimeve të raportit të antimafias italiane, i cili ka evidentuar se në Shqipëri nuk është arritur izolimi real i drejtuesve të grupeve kriminale. Sipas këtij raporti, disa prej të dënuarve vijojnë të ushtrojnë ndikim dhe të drejtojnë aktivitet kriminal edhe nga brenda burgjeve.

Në qarqet e sigurisë, përfshirja e disa prej emrave në këtë regjim lidhet edhe me incidente të fundit dhe dyshime për komunikime të paligjshme nga ambientet e paraburgimit.

Për Safet Bajrin, masa lidhet me incidentin e raportuar me dronin, ndërsa emri i Gjergj Cukalit është përmendur pas një vendimi të fundit të Apelit.

Ndërkohë, Miklovan Parubi përfshihet pas rastit të gjetjes së lëndëve narkotike në burgun e Burrelit. Për disa të tjerë, dyshohet për përdorim të telefonave celularë dhe komunikime të paautorizuara nga brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Çfarë është regjimi “41 Biss”?

Regjimi “41 Biss”, i frymëzuar nga modeli italian antimafia, konsiderohet si një nga format më të ashpra të kontrollit në sistemin penitenciar.

Ai parashikon masa të rrepta sigurie, përfshirë monitorim të vazhdueshëm, kufizim ekstrem të kontakteve me botën e jashtme dhe ndarje të plotë nga të burgosurit e tjerë, me qëllim ndërprerjen e çdo komunikimi apo ndikimi me grupet kriminale jashtë burgut.

Autoritetet pritet ta zbatojnë këtë regjim në disa burgje në vend, duke synuar rritjen e kontrollit dhe goditjen e aktivitetit kriminal që mund të vijojë edhe nga brenda qelive.

Rasti i Sabah Nuzit

Në zhvillimet më të fundit, pjesë e këtij regjimi është bërë edhe Sabah Nuzi, i akuzuar si ekzekutori i 22-vjeçarit Klevis Lleshi. Sipas hetimeve, Nuzi dyshohet se ka vepruar si pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës dhe ka pasur rolin e ekzekutorit në vrasjen që dyshohet të jetë kryer kundrejt shumës prej 50 mijë eurosh.

Rihapja dhe zgjerimi i regjimit “41 Biss” konsiderohet një hap i fortë nga autoritetet, të cilat synojnë të vendosin kontroll maksimal dhe të godasin ndikimin e krimit të organizuar edhe brenda sistemit të burgjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.