E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Laboratori i kokainës në Frakull, kapet në Spanjë 49-vjeçari shqiptar
Bota

Laboratori i kokainës në Frakull, kapet në Spanjë 49-vjeçari shqiptar

Një operacion i koordinuar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për çështje të rënda të trafikut të drogës.

Në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve në Madrid, është lokalizuar dhe vënë në pranga në Spanjë 49-vjeçari Kevin Margjoni. Arrestimi i tij është kryer me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, ku përballet me akuza të rënda penale.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ndaj Margjonit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Ai akuzohet për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se ai konsiderohet një nga personat e përfshirë në laboratorin e përpunimit të kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit, një prej rasteve më të bujshme të goditjes së rrjeteve të drogës në vend.

Operacioni ndërkombëtar dhe arrestimi i tij përbëjnë një hap të rëndësishëm në vijim të hetimeve për këtë çështje, ndërsa pritet që procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë të nisin në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.