E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë: Sali Berisha nuk është më non-grata nga SHBA!
Lajme

Deklarata e fortë: Sali Berisha nuk është më non-grata nga SHBA!

Gazetari Çim Peka ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, ku pretendon se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk figuron më në listën e personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, Peka shprehet se autoritetet amerikane kanë njoftuar zyrtarisht se Berisha nuk është më subjekt i statusit “non grata”, duke e cilësuar këtë si një zhvillim me rëndësi politike.

Ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi burimin e informacionit apo dokumentacionin që mbështet këtë pretendim, por ka paralajmëruar se do të ketë informacione të tjera në vijim.

Deklarata e tij vjen në një moment kur çështja e shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA ka qenë një nga temat më të debatuara në politikën shqiptare gjatë viteve të fundit.

Në postimin e tij, Çim Peka shkruan:

“Zyrtare, Sali Berisha nuk eshte me i sanksionuar. SHBA e njofton zyrtarisht qe nuk eshte me nongrata. E drejta zhytet por nuk mbytet!

Rrini te vemendshem per me shume ne vazhdim.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.