E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhdukja e Eglant Koçit, trupi u mbajt i pajetë në makinë për 24 orë
Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, trupi u mbajt i pajetë në makinë për 24 orë

Detaje të reja dhe shqetësuese kanë dalë në dritë nga hetimet për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezulton i humbur prej datës 4 qershor. Në qendër të dyshimeve mbetet miku i tij i afërt, Armand Shakaj, aktualisht në kërkim nga autoritetet si personi kryesor i implikuar në këtë ngjarje.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ekziston pista që trupi i pajetë i Koçit mund të jetë mbajtur për rreth 24 orë në automjetin e Shakajt. Dyshohet se më 6 qershor, ky i fundit ka organizuar transportimin e makinës së tij me karrotrec drejt zonës së Ibës, ku hetuesit besojnë se mund të jetë zhvendosur edhe trupi.

Në funksion të zbardhjes së plotë të lëvizjeve, policia ka marrë në pyetje drejtuesin e karrotrecit. Ai ka deklaruar se automjeti iu paraqit si i dëmtuar dhe, me kërkesë të Shakajt, e transportoi drejt një servisi në Ibë. Sipas dëshmisë së tij, pas dorëzimit të mjetit, ai është larguar pa pasur dijeni për përmbajtjen apo zhvillimet e mëtejshme.

Ndërkohë, hetimet kanë marrë një tjetër kthesë pas zbulimit të gjurmëve të mbetjeve të barutit në ambientet e një zyreje, ku dyshohet se Koçi është mbajtur përpara zhdukjes. Ky element ka forcuar dyshimet për një krim të rëndë, ndërsa përgjigjet përfundimtare priten nga analizat laboratorike mbi provat e sekuestruara.

Kërkimet për gjetjen e 34-vjeçarit vijojnë intensivisht në disa zona, kryesisht në periferi të Tiranës, por edhe përgjatë akseve që lidhin Elbasanin me Librazhdin. Paralelisht, strukturat e policisë janë në ndjekje të Armand Shakajt, i cili vijon t’i shmanget arrestimit.

Me kalimin e ditëve pa asnjë gjurmë konkrete, hetuesit po orientohen gjithnjë e më shumë drejt një skenari të mirëorganizuar kriminal, i cili ende nuk është zbardhur plotësisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.