E mërkurë, 4 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rogerti ironizon Luiz Ejllin: Pardje me dy gishta, dje me Ramën!
Lajme

Rogerti ironizon Luiz Ejllin: Pardje me dy gishta, dje me Ramën!

Tensionet mes fituesit të “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli, dhe ish-finalistit të “Big Brother VIP Albania 5”, Rogert Sterkaj, vijojnë edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke u zhvendosur tashmë në rrjetet sociale.

Raporti mes dy ish-banorëve u kris që gjatë qëndrimit 72-orësh të Luizit në edicionin e pestë të formatit, ku debatet e tyre u kthyen në një nga momentet më të diskutuara nga publiku. Edhe pas përfundimit të spektaklit, duket se përplasjet nuk janë zbutur.

Së fundmi, Luiz Ejlli paralajmëroi publikimin e një kënge të re me tematikë proteste, një projekt që ka shkaktuar reagime të shumta online. Mes komenteve ishte edhe ai i Rogert Sterkajt, i cili publikoi një reagim kritik në rrjetet sociale, që më pas u fshi, por u shpërnda me shpejtësi nga ndjekësit.

Në postimin e tij, Sterkaj ironizonte këngëtarin shkodran duke iu referuar një fotografie të tij gjatë një podcasti me kryeministrin Edi Rama:

“Bjondi zbuloi se këngët anti-Rama marrin klikime. Pjesa tjetër shkruhet vetë. Nga artist në komentator brenda natës – është qesharake se si funksionon ndikimi dhe presioni.”

Në një tjetër koment, ai shtoi me tone ironike:

“Bjondo, më duket më pak si një këngë proteste dhe më shumë si një strategji marketingu për projektin e ri. Urime, fratello!”

Reagimi që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai ku Sterkaj vë në dukje ndryshimin e qëndrimeve të Luizit:

“Pardje me dy gishta, dje me një grusht në podcast me Ramën, sot kundër Ramës dhe pasnesër me gishtin polic!”

“Pardje me dy gishta, dje me Ramën”/ Rogert Sterkaj

Megjithëse postimi u fshi brenda pak minutash, deklaratat e tij u bënë virale, duke rikthyer në fokus përplasjen mes dy ish-banorëve dhe duke ndezur debatet mbi angazhimin publik të Luiz Ejllit dhe ndikimin e figurave publike në diskursin social.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.