E premte, 30 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EKSKLUZIVE/ 2 të burgosur përjetë rrahin barbarisht Ergys Agasin
Flash

EKSKLUZIVE/ 2 të burgosur përjetë rrahin barbarisht Ergys Agasin

Burime konfidenciale për publik.al bëjnë se dije se Ergys Agasi është dhunuar barbarisht nga dy të paraburgosur që vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm, gjatë qëndrimit në ambientet e burgut.

Sipas informacioneve të siguruara, pas këtij episodi ai është transferuar në burgun e Fierit, ku dyshohet se është vendosur në vetëizolim me argumentin se i është gjetur një telefon celular.

Rrethanat e këtij zhvillimi ngrenë pikëpyetje serioze mbi sigurinë e Agasit dhe arsyet reale të transferimit të tij. A po përdoret pretendimi për telefonin celular si pretekst për izolimin e tij, ndërsa episodi i dhunës mbetet pa një sqarim publik?

Një tjetër detaj që bie në sy është koha e transferimit. Agasi u dërgua në burgun e Fierit vetëm një ditë pas Erion Veliajt. Sipas dyshimeve që ngrenë këto rrethana, lëvizja e njëkohshme e dy personave me profil të lartë publik mund të ketë shërbyer edhe për të mos tërhequr vëmendjen nga transferimi i Agasit.

Por mister mbeten ende pyetjet se: Kush i dhunoi Agasin? Pse nuk janë bërë publike rrethanat e incidentit? Dhe a po tentohet të izolohet një person që mund të disponojë informacione të rëndësishme për dosjen AKSHI?

Kush kërkon t’i mbyllë gojën Ergys Agasit?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.