E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji sfidon Berishën: Pse s’flet për kullën te Pallati i Kongreseve?
Lajme

Salianji sfidon Berishën: Pse s’flet për kullën te Pallati i Kongreseve?

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, duke e konsideruar atë si një pengesë kryesore për ardhjen e opozitës në pushtet.

Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Salianji shprehet se Berisha duhet të reflektojë mbi kërkesat e qytetarëve dhe të tërhiqet, në mënyrë që t’i hapë rrugë ndryshimit politik në vend.

Ai thekson se protestat e fundit qytetare nuk drejtohen vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër drejtimit aktual të Partisë Demokratike. Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e demokratëve dhe qytetarëve kërkojnë largimin e Berishës nga drejtimi i partisë.

“Nuk mund të ketë rotacion real politik për sa kohë opozita mbahet peng nga interesa personale. Berisha nuk është më alternativë, por një faktor që po zgjat qëndrimin e qeverisë në pushtet”, shprehet Salianji.

Kritika për mungesë demokracie në PD

Në reagimin e tij, ish-deputeti akuzon drejtuesin e PD-së se ka dëmtuar rëndë garën e brendshme dhe ka humbur besimin e një pjese të anëtarësisë.

Salianji nënvizon se prej muajsh, në takime dhe aktivitete me demokratët, është artikuluar qartë kërkesa për ndryshim në drejtimin e partisë, por sipas tij kjo kërkesë është injoruar.

Ai e përshkruan situatën si një krizë të thellë përfaqësimi brenda opozitës, ku strukturat dhe vendimmarrja janë përqendruar në pak duar, duke penguar meritokracinë dhe konkurrencën e lirë.

Akuza për devijim të vëmendjes

Një tjetër pikë e fortë e deklaratës lidhet me akuzën se Berisha po përpiqet të shmangë vëmendjen nga problemet reale politike.

Salianji ngre pikëpyetje lidhur me një projekt ndërtimi në zonën e Pallatit të Kongreseve, duke kërkuar transparencë dhe sqarime publike.

Ai i bën thirrje Berishës që të japë përgjigje për këtë çështje, duke e konsideruar atë si një temë që nuk duhet anashkaluar në debatin publik.

Thirrje për ndryshim dhe hapje të opozitës

Në përfundim të reagimit të tij, Salianji apelon për një reformim të thellë të opozitës, duke theksuar nevojën për më shumë demokraci të brendshme, rregulla të qarta loje dhe përfaqësim real të anëtarësisë.

Sipas tij, vetëm përmes një ndryshimi të tillë mund të krijohet një alternativë bindëse për qytetarët dhe të realizohet rotacioni politik.

Postimi i plotë:

Sali nuk je më opozita por je pengesa që opozita të vijë në pushtet! Sali Berisha duhet të dëgjojë thirrjet e shoqërisë për largimin e tij dhe t’i hapë rrugë rotacionit. Ai është kambaleci që e mban Ramën në qeveri, pavarësisht se thuajse 70% e qytetarëve janë kundër tij.

Ka 7 muaj që demokratët, në takimet e mia, kanë mbushur sallat dhe sheshet duke kërkuar largimin e Berishës, por ai e ka marrë peng Partinë Demokratike dhe po e mban peng për interesa personale. Shkaterroi garën dhe sot sheshin që duhet ta mbushte Partia Demokratike është plot edhe kundër Sali Bedishës! Shumica jane demokratë që kërkuan që ti të largohesh!!

Protestuesit po ngrihen kundër autokratit Rama në qeveri dhe autokratit Berisha në parti. Ata duan demokraci, rregulla loje dhe meritokraci, jo parti të mbajtura peng nga individë që i vendosin interesat e tyre mbi ato të demokratëve.

Dhe meqë ke kaq merak të merresh me budallallëqe për të zhvendosur vëmendjen në ditët më të këqija të Ramës, kam një pyetje: pse nuk flet për kullën e ortakërisë me Ramën te Pallati i Kongreseve? Dil e fol.

Dil e fol edhe si i djathtë, në një kohë kur hapësira publike është mbushur me thirrje komuniste të nxiturq dhe nga ti si komunisti më i vjetër që je!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.