E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Zaptohet” familjarisht Hipoteka e Kavajës, drejtoresha e re ngre hije të forta dyshimi (Historia me babain dhe djalin e tezes)
Lajme

“Zaptohet” familjarisht Hipoteka e Kavajës, drejtoresha e re ngre hije të forta dyshimi (Historia me babain dhe djalin e tezes)

Matilda Peza, është drejtoresha e re e Hipotekës në Kavajë por pa nisur mirë punën, mbi të rëndojnë hije të forta dyshimi.

Duket se një familje e tërë ka “zaptuar” Hipotekën e këtij qyteti, dhe me të ikur njëri nga anëtarët e familjes, postin e merr tjetri.

Në krye të kësaj drejtorie më herët ka qenë Aqfi Peza, babai i drejtoreshës aktuale i cili rezulton i dënuar më herët për shpërdorim detyre, me vendim gjykate (Faksimile si më poshtë).

Ndërsa djali i tezes së Matilda Pezës, Altin Copa ka qenë drejtor Hipoteke në Kavajë deri para 6 muajsh kur ndaj tij nisi një hetim nga Prokuroria për shpërdorim detyre, dhe u arrestua me akuzën e tjetërsimit të 36 ha tokë pranë bregdetit në Spille.

Se çfarë do të bëjë pasardhësja e familjes, Matilda Peza në krye të kësaj drejtorie, kjo mbetet për t’u parë.

Së paku, shpresojmë që ndaj saj mos nisë ndonjë hetim i ngjashëm si ai ndaj të atit, apo djalit të tezes, të dy ish-drejtorë në këtë institucion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.