E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal në Durrës, polici i fut kokainë një të burgosuri në qeli
Lajme

Skandal në Durrës, polici i fut kokainë një të burgosuri në qeli

Përfundon në pranga

Një rast i rëndë është zbuluar në sistemin penitenciar në Durrës, ku një efektiv i Policisë së Burgjeve dyshohet se ka futur lëndë narkotike brenda institucionit. Në pranga kanë përfunduar si punonjësi i sigurisë, ashtu edhe i dënuari që dyshohet se ka marrë drogën.

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), të arrestuar janë shtetasit me iniciale A.P., me detyrë efektiv në IEVP Durrës, dhe A.M., i burgosur në të njëjtin institucion.

Rasti u evidentua gjatë një kontrolli të befasishëm të zhvilluar nga AMSEVP në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Gjatë verifikimeve, u zbulua se punonjësi i policisë dyshohet t’i ketë dorëzuar të burgosurit një sasi të lëndës narkotike, e dyshuar si kokainë.

Substanca e sekuestruar është marrë në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj dy të ndaluarve janë ngritur akuza për “futje ose mbajtje të sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”, si dhe për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, e cila synon të zbardhë plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe të verifikojë nëse ka persona të tjerë të përfshirë apo raste të ngjashme brenda këtij institucioni.

Ky episod hedh dritë mbi sfidat e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe ngre pikëpyetje mbi kontrollin e brendshëm dhe integritetin e strukturave përgjegjëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.