Ylli Limani grabitet gjatë pushimeve në Spanjë
Humbet telefonin dhe portofolin
Pushimet e këngëtarit të njohur shqiptar Yll Limani në Spanjë nuk kanë kaluar pa incidente. Artisti ka përjetuar një situatë të pakëndshme, pasi ka rënë pre e një vjedhjeje, duke humbur disa sende personale me vlerë.
Ngjarja u bë fillimisht e dyshimtë për publikun pas një videoje të publikuar nga vetë këngëtari në TikTok. Në pamjet e ndara, ai shfaqej duke shijuar një shëtitje relaksuese me barkë, ndërsa në përshkrim kishte zgjedhur një ton ironik, duke pyetur ndjekësit nëse edhe ata kishin përjetuar vjedhje të telefonit, portofolit apo sendeve personale gjatë qëndrimit në Spanjë.
Në fillim, reagimi i tij u interpretua si një shaka apo mënyrë për të tërhequr vëmendje, por më pas u konfirmua se bëhej fjalë për një ngjarje reale. Burime pranë këngëtarit kanë bërë të ditur se ai ka humbur telefonin, portofolin dhe sende të tjera me rëndësi, duke i shkaktuar jo pak vështirësi gjatë pushimeve.
Megjithatë, pavarësisht situatës së krijuar, Yll Limani ka zgjedhur ta përballojë këtë episod me qetësi dhe humor, duke mos lejuar që incidenti t’i prishë plotësisht eksperiencën e pushimeve në Spanjë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



