Çerekfinalet e Botërorit 2026 janë gati, ja datat dhe oraret
Faza çerekfinale e Botërorit 2026 është tashmë e kompletuar. Pas kualifikimit të Argjentinës dhe Zvicrës në ndeshjet e fundit të 1/8-ave, janë përcaktuar të katër përballjet që do të vendosin ekipet gjysmëfinaliste të turneut.
Programi i çerekfinaleve nis më 9 korrik me një duel spektakolar mes Francës dhe Marokut. Takimi do të zhvillohet në orën 22:00 dhe pritet të jetë një nga sfidat më të forta të kësaj faze.
Një ditë më vonë, më 10 korrik, Spanja do të përballet me Belgjikën në një tjetër duel të nivelit të lartë, që do të nisë në orën 21:00. Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të përballen mes tyre në gjysmëfinale.
Në anën tjetër të tabelës, Norvegjia do të sfidojë Anglinë më 11 korrik në orën 23:00, ndërsa çerekfinalja e fundit do të luhet në orët e para të 12 korrikut, kur Argjentina do të përballet me Zvicrën në orën 03:00.
Organizatorët kanë konfirmuar gjithashtu edhe kalendarin e fazës finale. Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 14 dhe 15 korrik, ndërsa ndeshja për vendin e tretë është programuar për më 18 korrik. Finalja e madhe e Botërorit 2026 do të luhet më 19 korrik në Nju Jork, me fillim nga ora 21:00.
Programi i çerekfinaleve
- 9 korrik, ora 22:00 – Francë – Marok
- 10 korrik, ora 21:00 – Spanjë – Belgjikë
- 11 korrik, ora 23:00 – Norvegji – Angli
- 12 korrik, ora 03:00 – Argjentinë – Zvicër
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



