‘Ethet’ e Botërorit! Konfirmohen çiftet e fazës me eliminim direkt
Faza e grupeve në Botërorin 2026 ka përfunduar zyrtarisht, duke përcaktuar tashmë të gjitha përballjet e fazës me eliminim direkt. Me 32 skuadra në garë, emocionet pritet të rriten ndjeshëm, ndërsa disa duele spikasin si më të fortat e këtij raundi.
Një nga ndeshjet më të shumëpritura është ajo mes Brazilit dhe Japonisë, ku “Seleçao” përballet me një kundërshtar të disiplinuar dhe gjithnjë të rrezikshëm. Po aq interes zgjon edhe përballja mes Spanjës dhe Austrisë, ndërsa Portugalia do të masë forcat me Kroacinë në një duel mes dy ekipeve me eksperiencë dhe cilësi të lartë.
Gjermania do të nisë rrugëtimin në këtë fazë përballë Paraguait, ndërsa Franca sfidon Suedinë. Nëse të dyja kombëtaret arrijnë të avancojnë, atëherë në raundin pasardhës mund të kemi një përballje klasike europiane mes dy gjigantëve të futbollit.
Një skenar i ngjashëm pritet edhe në krahun tjetër të tabelës, ku Portugalia dhe Spanja mund të përplasen mes tyre nëse kalojnë respektivisht Kroacinë dhe Austrinë, duke premtuar një super duel iberik.
Ndër sfidat e tjera që tërheqin vëmendje janë SHBA – Bosnje dhe Hercegovinë, Maroku përballë Holandës, si dhe Zvicra kundër Algjerisë, kjo e fundit e kualifikuar si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta.
Nga ana tjetër, Argjentina duket se ka përfituar nga një short relativisht më i favorshëm. Kampionët në fuqi do të përballen fillimisht me Kepin e Gjelbër dhe, në letër, kanë një rrugë më të hapur drejt fazave të avancuara të turneut.
Çiftet e fazës së 1/32-ve:
Gjermani – Paraguai
Francë – Suedi
Afrika e Jugut – Kanada
Holandë – Marok
Portugali – Kroaci
Spanjë – Austri
SHBA – Bosnje dhe Hercegovinë
Belgjikë – Senegal
Brazil – Japoni
Irlandë – Norvegji
Meksikë – Ekuador
Angli – RD Kongo
Argjentinë – Kepi i Gjelbër
Australi – Egjipt
Zvicër – Algjeri
Kolumbi – Gana
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



