E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Albanian Files” çon drejt SPAK-ut Edi Ramën? Reagon Klodian Braho
Lajme

“Albanian Files” çon drejt SPAK-ut Edi Ramën? Reagon Klodian Braho

Çështja “Albanian Files” vijon të jetë në fokus të debatit politik, pasi opozita e ka depozituar zyrtarisht në SPAK, duke kërkuar hetim për pretendimet që lidhen me këtë dosje.

Gjatë një përballjeje me prokurorin Klodian Braho, deputeti demokrat Gjin Gjoni ngriti pyetjen nëse në kuadër të këtij kallëzimi do të merret në pyetje edhe kryeministri Edi Rama.

Braho u shpreh se bëhet fjalë për një kallëzim konkret dhe shmangu komentet e mëtejshme, duke theksuar se çdo person që disponon prova duhet t’i paraqesë ato pranë SPAK. Ai nënvizoi gjithashtu se askush nuk gëzon imunitet përballë ligjit.

Pjesë nga diskutimet:

Klodian Braho: “Është Kallëzim konkret nuk kam asnjë koment. Kush ka prova t’i dorëzojë në SPAK. Asnjë person nuk është imun, dhe ketë e them me bindje.”

Gjin Gjoni: “Fijet të çojnë tek personi që sot është drejtues i qeverisë. Çështja e pandëshkueshmërisë a mund të shkojë në nivelin, që duhet në rastin konkret, të pyetet qoftë edhe për rastin e inceneratorit, ose në çështjen e Albanian Files. Që në rastin konkret jepen shuma parash nga 60 euro metër katror nga njerëz të cilët sot nuk dihet nëse do ndërtojnë ose jo. Këta po lejen e kryeministrit nuk mund të ndodhë.”

Debati mbi këtë çështje pritet të vijojë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse SPAK do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm hetimorë lidhur me kallëzimin e bërë nga opozita.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.