Nga betoni te kokaina, ja si i blinin pronat “çunat e Arubës”
“Nuk japim lekë”
Si u deformua kleringu në tregun e ndërtimit në Shqipëri?
Prej vitesh, sektori i ndërtimit në Shqipëri ka njohur fenomenin e kleringut, ku ndërtues e sipërmarrës, mes tyre, në vend të pagesës cash apo me bankë, kanë shpikur sistemin e kleringut. Pra, prona paguhet me hekur, beton, pllaka, punime elektrike, hidraulike apo arredime.
Aq sa kjo formulë shpesh ka sjellë deri në kriza financiare apo falimentime kompanish për mungesë likuiditeti dhe kapitali. Ndërsa të njohurit si çunat e Arubës kanë futur në treg një tjetër sistem të blerjes së pronave.
Klering, por me mall (drogë), duke shkëmbyer pronat me kokainë. Referuar materialeve hetimore të SPAK, rezulton se të dyshuarit e këtij procedimi penal kishin pjesë të aktivitetit të tyre përfitues edhe blerjen e pronave me klering kokaine.
“Ta marrim barin aty, po ra dakord, dhe nuk japim lekë, po jep mall andej ti.” Edhe në këtë rast, përforcohet fakti se personi nën hetim A.Z. synon blerjen e pronave me lëndë narkotike, thuhet në dosje./weblajm

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



