E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident tragjik me 1 viktimë dhe 5 të plagosur, 3 fëmijë mes tyre
Lajme

Aksident tragjik me 1 viktimë dhe 5 të plagosur, 3 fëmijë mes tyre

Përplasja kokë më kokë mes një BMW-je dhe një Opel-i rezultoi fatale për drejtuesin e Opel-it. Të plagosurit po marrin mjekim në Spitalin e Lushnjës.

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e një jete është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin nacional Çermë-Divjakë, pranë fshatit Çermë-Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip BMW është përplasur kokë më kokë me një automjet tip Opel, duke shkaktuar pasoja të rënda.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit Opel, Bajram Kaçani, 39 vjeç.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe pesë personat që udhëtonin me automjetin BMW. Mes të lënduarve ndodhen edhe tre fëmijë, të cilët, sipas mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë administruar provat për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.