E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku sfidon deputetët: Hajdeni dalim tek protesta përballë qytetarëve!
Lajme

Tabaku sfidon deputetët: Hajdeni dalim tek protesta përballë qytetarëve!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka sfiduar deputetët e mazhorancës nga foltorja e Kuvendit, duke i ftuar të dalin përballë qytetarëve që protestojnë kundër qeverisë.

Gjatë fjalës së saj në sallën e Parlamentit, Tabaku u shpreh se qytetarët janë të pakënaqur pasi ndihen të papërfaqësuar nga institucioni dhe kërkoi ndalimin e menjëhershëm të çdo forme dhune ndaj protestuesve.

Ajo tha se situata jashtë godinës së Kuvendit ishte shqetësuese dhe kritikoi ndërhyrjen e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që ndodheshin në protestë.

“U ndjeva jashtëzakonisht keq duke hyrë në parlament kur shikon qytetarë që protestojnë dhe sulmohen nga policia. Ndërkohë që flasim, dalin pamje të qytetarëve që janë djegur. Qytetarët thërrisnin parlament i krimit dhe e kanë me mazhorancën. Provoni të shkoni në protestë!”, deklaroi Tabaku.

Deputetja demokrate theksoi gjithashtu se ajo vetë merr pjesë në protestat e opozitës dhe sipas saj nuk ka pasur përballje me qytetarët, duke kërkuar që edhe deputetët socialistë të përballen me pakënaqësinë e tyre.

“Hajde dalim! Unë dal çdo natë dhe nuk më prek njeri me dorë! Ata protestojnë kundër këtij parlamenti se nuk i përfaqëson. Policia e Shtetit të ndalojë menjëherë dhunën ndaj qytetarëve. Qeveria shqiptare të përfshijë 4 projektligjet në rendin e ditës. Ndaloni prezantimin e njëanshëm dhe hajdeni me një produkt në interes të qytetarëve”, u shpreh ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.