E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedia në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave
Flash

Tragjedia në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Tragjedia në Roskovec thellohet, pasi ka ndërruar jetë në spital edhe Bejlere Plaka, e cila mbeti e plagosur rëndë gjatë sulmit me armë të kryer nga ish-dhëndri i saj, Refit (Nertil) Buzi. Me këtë zhvillim, numri i viktimave të ngjarjes është rritur në tre.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Bejlere Plaka nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Më herët gjatë ditës, autori vrau ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakën, plagosi rëndë Bejlere Plakën dhe mori me forcë ish-të fejuarën, Rozalinda Plakën.

Pas largimit nga vendi i ngjarjes, 35-vjeçari u lokalizua nga forcat speciale RENEA në zonën e ish-fushës së helikopterëve, në fshatin Kurjan. Ai qëndroi i ngujuar për disa orë brenda automjetit të tij dhe, sipas Policisë, rreth orës 16:35 dyshohet se i dha fund jetës duke qëlluar veten me armën e gjahut që mbante.

Me vdekjen e Bejlere Plakës, bilanci i tragjedisë shkon në tre viktima: Kosta Plaka, Bejlere Plaka dhe autori i dyshuar, Refit (Nertil) Buzi.

Ndërkohë, Rozalinda Plaka, ish-partnerja e autorit, u shpëtua gjatë ndërhyrjes së Policisë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ajo është shoqëruar në komisariat, ku po merret në pyetje në kuadër të hetimeve.

Policia dhe Prokuroria vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat, dinamikën dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.