E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen bombola në Roskovec, plagoset rëndë e moshuara
Flash

Shpërthen bombola në Roskovec, plagoset rëndë e moshuara

Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar panik mëngjesin e sotëm në Roskovec, ku një grua rreth 75 vjeçe ka mbetur e plagosur dhe ka pësuar djegie në disa pjesë të trupit.

Ngjarja është regjistruar në banesën ku jetonin të moshuarit Nexhip dhe Naile Sadiku. Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Naile Sadiku po përpiqej të ndizte sobën me gaz.

Dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë bombula e gazit, ndërsa fuqia e detonimit ka shkaktuar dëmtime të rënda në banesë. 75-vjeçarja ka marrë dëmtime të shumta nga djegia dhe, pas ndërhyrjes së fqinjëve dhe familjarëve, është nxjerrë nga banesa dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Mjekët po i ofrojnë ndihmën e nevojshme për shkak të plagëve të shkaktuara nga shpërthimi. Nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar nga ngjarja.

Shpërthimi ka qenë me intensitet të lartë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Një pjesë e banesës ku jetonte çifti është dëmtuar rëndë, ndërsa një kat i saj është dëmtuar dhe pjesërisht është shkatërruar.

Të afërmit kanë bërë të ditur se çifti i të moshuarve jetonte i vetëm, pasi djemtë e tyre ndodhen jashtë Shqipërisë, në emigracion.

Pas ngjarjes, zona është përfshirë nga alarmi, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë. Efektivët kanë nisur verifikimet për të dokumentuar rrethanat e incidentit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë që solli shpërthimin.

Hetimet paraprake pritet të përcaktojnë nëse shpërthimi është shkaktuar nga rrjedhja e gazit apo nga një problem tjetër teknik në sistemin e furnizimit me gaz të sobës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.