E enjte, 29 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Influencuerja 27-vjeçare vritet me armë zjarri, arrestohet autori
Bota

Influencuerja 27-vjeçare vritet me armë zjarri, arrestohet autori

Angie Marcela Ramírez Varga

Një influencuere 27-vjeçare është vrarë në një atentat të armatosur në Kolumbi, ndërsa priste me automjetin e saj në semafor pranë një qendre tregtare në qytetin Pitalito, në rajonin Huila.

Viktima është identifikuar si Angie Marcela Ramírez Vargas, e cila po drejtonte një automjet tip Toyota Land Cruiser Prado kur u sulmua nga persona të armatosur që lëviznin me motoçikletë.

Sipas autoriteteve kolumbiane, njëri prej autorëve iu afrua makinës dhe hapi zjarr nga një distancë shumë e afërt, ndërsa më pas u largua së bashku me bashkëpunëtorin e tij.

Edhe pse e plagosur rëndë, 27-vjeçarja arriti të përshkonte disa metra me automjetin e saj, por humbi kontrollin dhe u përplas. Ajo u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët konfirmuan se nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Policia ngriti menjëherë pika kontrolli dhe nisi ndjekjen e autorëve. Pas operacionit u arrestua një i dyshuar 48-vjeçar, i cili u gjet i fshehur mes shkurreve. Sipas hetuesve, ai dyshohet të ketë qenë personi që hapi zjarr ndaj influencueres.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij, që dyshohet se drejtonte motoçikletën, arriti të arratisej përgjatë brigjeve të një lumi dhe vijon të jetë në kërkim.

Drejtori i Policisë së Huilas, koloneli Javier Alberto Duarte, deklaroi se arrestimi u bë falë reagimit të menjëhershëm të forcave të rendit pas një ndjekjeje intensive.

Prokuroria e Përgjithshme e Kolumbisë dhe policia kanë nisur hetimet për të zbardhur motivin e atentatit dhe për të identifikuar autorin e dytë. Gjatë operacionit janë sekuestruar arma e zjarrit që dyshohet se u përdor në krim, si edhe motoçikleta e autorëve.

Deri tani nuk dihet nëse Angie Marcela Ramírez Vargas kishte denoncuar më herët kërcënime ndaj saj.

Sipas të dhënave të Observatorit Kolumbian të Femicideve, që nga shtatori i vitit 2025 janë regjistruar 621 femicide në Kolumbi, ndërsa vrasja e 27-vjeçares është e 46-ta e regjistruar këtë vit në qytetin e Pitalitos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.