E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gonxhja “lajthit” për protestuesit: Do t’ju marrin për leckash
Lajme

Gonxhja “lajthit” për protestuesit: Do t’ju marrin për leckash

Deklaratat e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, për protestuesit kanë shkaktuar reagime të forta, pasi ai përdori një gjuhë të ashpër gjatë një interviste televizive.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Gonxhja foli për përplasjet mes protestuesve dhe policisë, duke deklaruar se personat që kryejnë akte dhune do të përballen me ndërhyrjen e forcave të rendit.

“Në rast se guxon të ngresh dorë, t’u kundërvihesh punonjësve të policisë, do të të marrin për veshësh a për leckash, do të të fusin në furgon dhe do të procedojnë”, u shpreh ministri.

Sipas tij, qytetarët nuk mund të marrin rolin e institucioneve dhe të vendosin vetë për fajësinë apo dënimin e dikujt.

“Nuk kemi ne, edhe po të ishim ne, s’është e drejta e askujt që të vendosë me vetëgjyqësi, si në mesjetë, shkallën, fajin, dënimin”, tha Gonxhja.

Deklaratat e ministrit janë kundërshtuar nga kritikë të qeverisë, të cilët i kanë cilësuar si shprehje të arrogancës institucionale dhe si një tjetër arsye pse qytetarët vijojnë protestat.

Sipas tyre, gjuha e përdorur nga përfaqësuesit e mazhorancës ndaj protestuesve tregon një distancim nga shqetësimet e qytetarëve dhe një qasje përballëse ndaj kritikës publike.

Reagimet vijnë në një kohë kur protesta vijon prej javësh, ndërsa përplasjet mes qytetarëve dhe institucioneve kanë sjellë debate të forta politike mbi mënyrën e menaxhimit të pakënaqësive sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.