Zjarr i madh në Mallakastër, era favorizon përhapjen e flakëve
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në zonën e Visokës, në Mallakastër, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre pranë aksit kryesor rrugor.
Vatra e zjarrit është aktivizuar në një terren kodrinor, çka ka vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa ekipet e emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e zjarrit dhe vënien e tij nën kontroll.
Era dhe terreni i vështirë kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë më të ndërlikuar operacionin e ndërhyrjes nga shërbimet zjarrfikëse.
Deri në këto momente nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar. Autoritetet vijojnë operacionin në terren për neutralizimin e plotë të vatrës së zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në zona të tjera.
Situata mbetet nën monitorim, ndërsa pritet një informacion më i detajuar nga strukturat përgjegjëse për përmasat e dëmeve dhe shkaqet e rënies së zjarrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



