Denoncimi: Kështjella në Francë mund të jetë e Edi Ramës dhe Olsi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me pasuritë e Ermal Beqirit në Francë, mes të cilave përmendet edhe një kështjellë madhështore.
Berisha kërkoi që hetimet të sqarojnë në mënyrë të plotë pronësinë e kësaj pasurie, duke ngritur pikëpyetje mbi një lidhje të mundshme me kryeministrin Edi Rama dhe vëllain e tij, Olsi Rama.
Sipas tij, hetimi duhet të japë përgjigje të qarta mbi këtë çështje dhe të përcaktojë kujt i përket realisht kjo pasuri.
“Hetimi duhet të jetë ‘kështjella është e Ermal Beqirit, apo e Edi Ramës dhe Olsi Ramës’?! Ai kishte kështjellë, jahte dhe avion. Pra pasuritë e shqiptarëve të vjedhura dhe të shndërruar në pasuri përrallore nga Ermal Beqiri. Druaj shumë, megjithatë hetimet do ta tregojnë se kështjella mund të jetë e Edi Ramës. Pasi ai nuk do të toleronte në rrethin e tij, shtjellarë të tjerë përveç vetes së tij”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



