Berisha: Balluku ngel shtatëzënë për t’i shpëtuar drejtësisë?
Ironia therëse e Berishës: Nëse ajo ngel shtatëzënë për t’i shpëtuar drejtësisë, atëherë Edi Rama nuk ngelet dot shtatëzënë. Kështu SPAK nuk ka se si të justifikohet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në ambientet e SPAK në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ku gjatë një deklarate për mediat komentoi edhe lajmet e përfolura ditët e fundit lidhur me një shtatzëni të mundshme të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Me tone ironike, Berisha deklaroi se në ambientet e SPAK po krijohet një “minimaternitet”, duke shtuar se, sipas tij, pas rastit të përfolur të Ballukut dhe bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, edhe zyrtare të tjera mund të ndjekin të njëjtën rrugë për t’i shmangur drejtësisë.
“Pashë punime intensive, do të ndërtonin një minimaterinitet dhe kishin sjellë aty të gjitha mjetet për obsetrikën edhe një inkubator për bebe.
Afishuan një listë me emra për të sjellë emra. Po të lindë vajzë do ta qaujnë Spakica, po të jetë djalë Spakic, Spaku. Edhe lista është bërë gati aty për ata që do të quhen bebe SPAK-u.
Ministret, gratë zyratre të qeverisë përdorin shenjtërinë e mëmësisë për të shpëtuar nga krimet pë të cilat duhet të digjeshin në ferr. Nëse vijon kjo Shqipëria do të bëhet vendi më i turpëruar sepse turpërohet mëmësia. Flitet për disa, ishte Belinda, Velica dhe u hap shtegu.
Janë disa ministre, ish-ministre deputete, ka nisur si epidemi.
Përdorin ligjin e shenjtë të mëmësisë për t’iu kundërvënë Kodit Penal. E dënoj me forcën më të madhe”, u shpreh Berisha.
Në vijim të deklaratës së tij, kreu i PD komentoi edhe reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve lidhur me çështjen e pagave, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Mendoj që vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen si domosdoshmëri, si detyrim më madhor ligjor në funksionimin e shtetit ligjor.
Por vetë Gjykata është sjellë në mënyrën jo serioze ndaj vetes dhe Edi Rama e konsideron atë njëlloj si SPAK-un, një seksion të Partisë Socialiste.
Sigurisht që vendimet e Gjykatës Kushtetuese detyrimisht duhet të zbatohen. Ky është qëndrimi im”, deklaroi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



