Dramë në Ksamil, dy të rinj rrezikuan të mbyten, i shpëton policia
Një incident i rrezikshëm është shmangur në Ksamil, ku dy të rinj janë shpëtuar në kohë nga mbytja pasi mjeti lundrues me të cilin ndodheshin pësoi defekt.
Ngjarja u regjistrua pasditen e së martës, kur salla operative u njoftua për një situatë emergjente pranë ishujve të Ksamilit. Sipas të dhënave paraprake, një pedalone kishte filluar të mbushej me ujë, duke humbur qëndrueshmërinë dhe duke rrezikuar fundosjen.
Në bord ndodheshin dy shtetas, Hetem Mezini, 29 vjeç dhe Zef Mersini, 36 vjeç, të dy banues në Kukës, të cilët u përballën me rrezikun e mbytjes.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, në ndihmë u nis Policia Kufitare e Sarandës me mjetin patrullues BP-11, si dhe dy mjete të tjera ujore tip jetski. Falë ndërhyrjes së shpejtë, dy të rinjtë u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa pedalonia u tërhoq në siguri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



