Kërcënoi punonjësit e një hoteli, shpallet në kërkim Uljan Shpataraku
Policia e Himarës ka shpallur në kërkim ish-punonjësin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, pas një kallëzimi të depozituar nga punonjësit e një hoteli në zonën e Dhërmiut.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur pas një debati verbal mes palëve, ndërsa punonjësit e hotelit pretendojnë se janë kanosur dhe kërcënuar me jetë nga ish-zyrtari i policisë.
Pas marrjes së kallëzimit, policia ka nisur veprimet procedurale dhe ka shpallur në kërkim Shpatarakun, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Uljan Shpataraku është aktualisht i përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit. Vetëm pak ditë më parë ai kishte kërkuar në gjykatë rikthimin në detyrë, por tashmë përballet me një procedim të ri pas denoncimit të bërë nga punonjësit e hotelit.
Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar dinamikën e konfliktit dhe për të verifikuar pretendimet e ngritura nga palët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



