E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesit para ambasadës Ukrainës: Zelensky f*ck You!
Lajme

Protestuesit para ambasadës Ukrainës: Zelensky f*ck You!

Protesta e ditës së 71-të ndalet para Ambasadës së Ukrainës, thirrje kundër Zelenskyt për qëndrimin ndaj Kosovës

Marshimi i protestës qytetare në Tiranë, tashmë në ditën e 71-të, ka marrë një tjetër drejtim mbrëmjen e sotme. Protestuesit janë ndalur përpara Ambasadës së Ukrainës, ku kanë shprehur pakënaqësinë ndaj qëndrimit të Kievit për Kosovën.

Nga turma janë dëgjuar thirrje kundër presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, mes tyre edhe “Zelensky, Zelensky, f*ck you”, si reagim ndaj deklaratave të fundit të presidentit ukrainas lidhur me statusin e Kosovës.

Reagimi i protestuesve vjen pas vizitës së Zelenskyt në Beograd, ku presidenti ukrainas riafirmoi se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën dhe vijon të mbështesë integritetin territorial të Serbisë.

Ky qëndrim ka shkaktuar reagime edhe në Kosovë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vendosi heqjen e flamurit ukrainas nga qendra e kryeqytetit, duke e lidhur vendimin me qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës.

Ndalimi përpara Ambasadës së Ukrainës i shtoi protestës së mbrëmjes një dimension të ri, duke e zhvendosur për disa momente vëmendjen nga kërkesat e brendshme politike te qëndrimi ndërkombëtar ndaj Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.