E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident në Sarandë, mjeti “fluturon” mbi makinën e parkuar
Lajme

Aksident në Sarandë, mjeti “fluturon” mbi makinën e parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e Pestë, në qytetin e Sarandës. Ngjarja fatmirësisht nuk ka shkaktuar persona të lënduar, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi i huaj Essah Alhajri, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë e goditjes, automjeti i parkuar është zhvendosur nga vendi dhe ka përplasur një tjetër mjet që ndodhej i parkuar pranë tij.

Përplasja ka shkaktuar dëmtime në automjetet e përfshira, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Pas aksidentit, drejtuesi i Volkswagen-it i është nënshtruar testit të alkoolit, i cili ka rezultuar negativ. Kjo ka përjashtuar konsumimin e alkoolit si shkak të mundshëm të ngjarjes.

Ndërkohë, shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi përplasja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.