E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trafiku kthehet në stres të vërtetë për pushuesit në Durrës
Lajme

Trafiku kthehet në stres të vërtetë për pushuesit në Durrës

Fluksi i lartë i pushuesve që po i drejtohen Durrësit gjatë kulmit të sezonit turistik ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të automjeteve, duke rënduar qarkullimin në qytet dhe veçanërisht në akset që lidhin Durrësin me zonat bregdetare.

Në oraret e pikut, trafiku bëhet edhe më problematik, me kolona të gjata dhe lëvizje të ngadalësuar në disa prej rrugëve kryesore. Drejtuesit e automjeteve dhe pushuesit përballen kështu me kohë më të gjata pritjeje për të mbërritur në destinacionet e tyre.

Përveç vështirësive në qarkullim, numri i madh i automjeteve po sjell edhe pasoja të tjera për qytetin. Rritja e trafikut ndikon në shtimin e ndotjes së ajrit, por edhe të ndotjes akustike, duke krijuar shqetësime si për banorët, ashtu edhe për turistët që ndodhen në zonat e frekuentuara të Durrësit.

Situata vështirësohet edhe më shumë nga temperaturat e larta të këtyre ditëve. Qëndrimi për një kohë të gjatë në kolona, i kombinuar me vapën, mund të shtojë lodhjen dhe nervozizmin e drejtuesve të automjeteve, duke rritur nevojën për kujdes gjatë lëvizjes.

Policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve që të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ruajnë qetësinë gjatë pritjeve në trafik.

Për menaxhimin e fluksit të automjeteve dhe parandalimin e bllokimeve të mëtejshme, në Durrës janë angazhuar edhe forca shtesë të Policisë Rrugore të ardhura nga Tirana.

Megjithatë, me sezonin turistik në pikun e tij, trafiku vijon të mbetet një nga problematikat kryesore për qytetin. Për mijëra qytetarë dhe pushues, rruga drejt plazhit po shoqërohet me pritje të gjata, kolona dhe vështirësi të shtuara për shkak të temperaturave të larta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.