EKSKLUSIVE/ Kush po i furnizon bandat kriminale me mjete të blinduara?
Rrjeti bullgaro-shqiptar dhe rreklamimi ne rrjete sociale
Në pamje të parë duket si një biznes i zakonshëm automjetesh në rrjetet sociale. Faqja e njohur si “Auto Shitësi” poston çdo ditë video atraktive në TikTok dhe Instagram, ku paraqiten makina luksoze me xhama të errët, disqe të mëdha dhe motorë me fuqi të lartë.
Por pas pamjeve vizuale fshihet një nga kanalet kryesore logjistike të furnizimit të nëntokës shqiptare: pazari i hapur i automjeteve të blinduara.
Në një kohë kur përplasjet mes grupeve rivale në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër kanë rritur kërkesën për mbrojtje balistike, “Auto Shitësi” shërben si dritarja publike e një rrjeti që fut makina të blinduara nga pikat kufitare pa ngritur alarme në sistem.
Rrjeti pas timonit: Nga Bullgaria në pikat e kalimit kufitar
Sipas të dhënave të dokumentuara nga hyrjet në sistemet kufitare, skema funksionon përmes një ndarjeje të qartë rolesh:
Pavel Petkov Shalamanov: Shtetasi bullgar që vepron si “korrieri i blindave”. Përmes pasaportës së tij bullgare, ai hyn e del vazhdimisht në territorin shqiptar duke drejtuar personalisht mjetet e blinduara.
Atdhe Belegu: Personi i lidhur me firmën porositëse, i cili dyshohet se orkestron porositë, financimin dhe shpërndarjen përfundimtare te blerësit VIP të botës së krimit.
Strategjia e pikave kufitare: Për të shmangur vëmendjen mbi një fluks të tillë mjetesh të rënda, hyrjet bëhen të ndara. Disa mjete futen nga Hani i Hotit në veri, ndërsa të tjerat nga Morinja në verilindje.
Lista e 10 blindave të dokumentuara në hyrje
Të paktën 15 mjete të tilla figurojnë të kenë kaluar kufirin shqiptar. Më poshtë janë targat e verifikuara që mbajnë vulën e këtij rrjeti, si për shembull:
Targa e Mjetit – Pika Kufitare e Përdorur – Kanali i Shpërndarjes / Statusi
- MILBA560 / MILAC450 – Verifikim doganor – I dokumentuar në letërhyrje
- MILBA116 / MILAC115 – Verifikim doganor – I dokumentuar në letërhyrje
- MILBA180 / MILBA561 – Morinë – I regjistruar nga korrieri bullgar
- MILBA660 – Morinë – I regjistruar nga korrieri bullgar
- MILBA630 – Hani i Hotit – I regjistruar nga korrieri bullgar
- CB6098OB – Hani i Hotit – Targë rajonale Sofje
- MILAC18 – Verifikim doganor – I dokumentuar në letërhyrje
Si shpëtojnë nga arresti dhe pse dështon kontrolli?
Ligji shqiptar përcakton rreptësisht se çdo mjet i blinduar kërkon leje speciale nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe pagimin e një tarife prej 3 milionë lekësh të vjetra. Sidoqoftë, ky rrjet e anashkalon ligjin përmes tri manovrave:
- Eksporti i përkohshëm: Mjetet futen me targa të huaja (bullgare) si makina në tranzit apo për përdorim personal nga shtetasi i huaj (Shalamanov), duke mos u regjistruar menjëherë si importe përfundimtare.
- Promovimi i fshehur pas TikTok-ut: Klientët i identifikojnë mjetet në faqen “Auto Shitësi”, kryejnë pagesat me para në dorë (cash) dhe i marrin mjetet pa kryer asnjë ndërrim pronësie në drejtoritë e transportit.
- Përdorimi i garazheve “fantazmë”: Mjetet nuk lihen në rrugët kryesore. Pasi blihen, ato qëndrojnë të fshehura në garazhe private dhe dalin vetëm gjatë lëvizjeve të rrezikshme të eksponentëve të krimit.
Si Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) ashtu edhe struktura e Hetimit të Krimit Ekonomik përballen tani me një pyetje pikante: Si është e mundur që një faqe sociale reklamon mjete të tilla me targa të dokumentuara hyrëse, ndërsa në sistemet kufitare këto lëvizje vazhdojnë të kalojnë si udhëtime rutinë?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco















