E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kejvina e denoncoi për 8 mijë euro, Anela Osmani merret e pandehur
Lajme

Kejvina e denoncoi për 8 mijë euro, Anela Osmani merret e pandehur

Anela Osmani, e akuzuar se ka përvetësuar 8 mijë euro që i përkisnin Kejvina Kthjellës, është marrë e pandehur nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të “Mashtrimit”.

Sipas hetimit, Osmani dyshohet se ka marrë shumën e parave nga Kthjella me qëllim ruajtjen e tyre, por më pas nuk ia ka kthyer. Për këtë rast, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dosja është dërguar për gjykim.

Vendimi për marrjen e saj të pandehur është marrë nga prokurori Bledar Valikaj, pas disa muajsh hetime lidhur me kallëzimin e bërë nga Kthjella.

Rasti është denoncuar në Policinë e Tiranës në fillim të majit 2026. Më 7 maj, materiali hetimor i është përcjellë Prokurorisë së Tiranës për vijimin e procedurave.

Sipas kallëzimit, 8 mijë eurot ishin kursime të Kejvina Kthjellës, të krijuara nga të ardhurat e saj. Para se të largohej për në Lezhë, ajo ia kishte lënë paratë në ruajtje shoqes së saj, Anela Osmani, pasi në banesën e saj në Tiranë do të shkonte pastruesja.

Pas marrjes së shumës, sipas pretendimeve të ngritura në dosje, Osmani nuk ia ka kthyer paratë Kthjellës. Fillimisht, ajo dyshohet se i ka thënë shoqes së saj se paratë i kishte vendosur në kasafortë, por nuk mund ta hapte pasi kishte harruar kodin.

Pas këmbënguljes së Kthjellës, kasaforta është hapur, por sipas kallëzimit, 8 mijë eurot nuk ndodheshin aty.

Më pas, Osmani dyshohet se ka dhënë një tjetër shpjegim, duke pretenduar se paratë i kishte depozituar në llogarinë e saj bankare. Ajo ka deklaruar se llogaria ishte bllokuar nga përmbarimi dhe për këtë arsye nuk mund të tërhiqte shumën.

Përballë këtyre pretendimeve dhe moskthimit të parave, Kthjella iu drejtua Policisë së Tiranës, ku depozitoi kallëzim penal ndaj shoqes së saj.

Në maj të këtij viti, Osmani është shoqëruar/arrestuar nga policia dhe është paraqitur para Gjykatës së Tiranës. Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, masë e cila u vendos nga gjykata.

Ndërkohë, Osmani, e cila aktualisht ushtron edhe detyrën e kryeinspektores në një institucion të shëndetësisë, tashmë do të përballet me procesin gjyqësor si e pandehur për akuzën e “Mashtrimit”.

Për këtë vepër penale, në varësi të rrethanave dhe vlerësimit të gjykatës, ajo rrezikon një dënim deri në 5 vite burgim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.