E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Digjen disa kioska shërbimi nga zjarri në Syrin e Kaltër
Lajme

Digjen disa kioska shërbimi nga zjarri në Syrin e Kaltër

Si pasojë e flakëve janë djegur katër kioska tregtimi në pronësi private, të cilat ndodheshin në hyrje të zonës turistike.

Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, në vendngjarje mbërritën tre mjete zjarrfikëse, dy automjete policie dhe forca policore.

Për rreth dy orë, ekipet e zjarrfikësve kanë luftuar me flakët, duke bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit rreth orës 02:00.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një defekt elektrik. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkakun e saktë të zjarrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.