Skender Hita uron Policinë e Kosovës për 27-vjetorin e krijimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka përcjellë një mesazh urimi për Policinë e Kosovës me rastin e 27-vjetorit të krijimit të saj.
Në urimin drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Skender Hita vlerëson punën dhe përkushtimin e efektivëve kosovarë në mbrojtje të qytetarëve, si dhe rolin e tyre në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Hita thekson gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, duke e cilësuar marrëdhënien mes dy institucioneve si të ndërtuar mbi besimin, frymën vëllazërore dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë e qytetarëve.
“Me rastin e 27-vjetorit të krijimit të Policisë së Kosovës, kam kënaqësinë t’ju përcjell, në emrin tim dhe të Policisë së Shtetit, urimet më të përzemërta për Ju dhe për të gjithë efektivët e Policisë së Kosovës”, shprehet Hita në mesazhin e tij.
Ai vlerëson kontributin e grave dhe burrave që shërbejnë në Policinë e Kosovës, duke nënvizuar se përvjetori është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Policia e Kosovës ka një rol të rëndësishëm jo vetëm në sigurinë e vendit, por edhe në forcimin e bashkëpunimit policor mes dy vendeve.
“Policia e Kosovës ka një rol të rëndësishëm në sigurinë e vendit dhe në forcimin e bashkëpunimit policor, veçanërisht mes dy institucioneve tona, të cilat i bashkon një marrëdhënie vëllazërore, besimi dhe një angazhim i përbashkët për sigurinë e qytetarëve tanë”, thuhet në urimin e tij.
Në përfundim të mesazhit, Hita i ka uruar Policisë së Kosovës suksese të mëtejshme në përmbushjen e misionit të saj, duke e cilësuar atë si një mision të vështirë, por fisnik.
Ai ka përcjellë gjithashtu urimet për shëndet dhe mbarësi për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës dhe familjet e tyre, duke e mbyllur mesazhin me urimin: “Gëzuar 27-vjetorin e krijimit të Policisë së Kosovës!”
Mesazhi i plotë:
I nderuar Drejtor i Përgjithshëm, z. Gazmend Hoxha,
Me rastin e 27-vjetorit të krijimit të Policisë së Kosovës, kam kënaqësinë t’ju përcjell, në emrin tim dhe të Policisë së Shtetit, urimet më të përzemërta për Ju dhe për të gjithë efektivët e Policisë së Kosovës.
Ky përvjetor është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e grave e burrave që shërbejnë çdo ditë në mbrojtje të qytetarëve dhe në garantimin e rendit e sigurisë publike.
Policia e Kosovës ka një rol të rëndësishëm në sigurinë e vendit dhe në forcimin e bashkëpunimit policor, veçanërisht mes dy institucioneve tona, të cilat i bashkon një marrëdhënie vëllazërore, besimi dhe një angazhim i përbashkët për sigurinë e qytetarëve tanë.
Ju uroj suksese të mëtejshme në misionin e përbashkët, të vështirë, por fisnik, shëndet dhe mbarësi për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës dhe familjet e tyre.
Gëzuar 27-vjetorin e krijimit të Policisë së Kosovës!
Vëllazërisht,
Drejtues Madhor Skender Hita
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



