Alba Pollozhani del në mbrojtje të Ed Manushit për vajzat e televizionit
Alba Pollozhani ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të një shkrimi që përmbante akuza dhe pretendime të forta në drejtim të figurës televizive Ed Manushi.
Përmes një Story në Instagram, Pollozhani ka shpërndarë shkrimin dhe ka sjellë në vëmendje eksperiencën e saj personale të punës me Manushin, duke shprehur publikisht mbështetjen ndaj tij.
“Unë kam eksperiencë pune me @edmanushi. Njeri i respektuar! Njëri që sheh shpesh e punën e tij!”, shkruan Pollozhani.
Më tej, ajo kundërshton idenë se përgjegjësia për zgjedhjet personale të vajzave duhet t’i atribuohet automatikisht Manushit.
“Pse ndonjë nga vajzat ka zgjedh me dëshirën e vet mos lodhet të punojë, po të gjejë dashnorë sponsorë për në emisione, është përgjegjësia e vajzës!”, shprehet ajo.
Pollozhani thekson gjithashtu se, sipas saj, Manushi nuk është person që detyron femrat të bëjnë diçka kundër vullnetit të tyre.
“Ed Manushi nuk është njeri që detyron femrat të shoqërohen me ndonjë mashkull në çfarëdo lloj aspekti!”, shkruan ajo.
Duke vijuar reagimin, Alba Pollozhani shprehet kundër asaj që e konsideron si përpjekje për t’ia atribuar dikujt tjetër përgjegjësinë për zgjedhjet personale të një individi.
“Po boll hodhët fajin te dikush për të arsyetuar imoralitetin e dikujt tjetër! Askush nuk mund të të detyrojë të bësh asgjë!”, shkruan ajo.
Në vijim, Pollozhani përmend edhe vajzat që kanë bashkëpunuar me Manushin dhe tregon se edhe vetë ka qenë pjesë e këtij grupi.
“Ke plot vajza aty që erdhën dje e ballit për të luftuar gjërat që i dëshirojnë edhe janë në bashkëpunim me Ed Manushin! Një ndër to kam qenë edhe unë!”, shprehet ajo.
Alba pretendon gjithashtu se ka parë personalisht raste ku vajza, sipas saj, kanë kërkuar të përfitojnë nga marrëdhëniet me persona që mund t’i sponsorizojnë.
Në fund të reagimit, Pollozhani ngre pikëpyetje edhe mbi motivet që mund të qëndrojnë pas akuzave, duke përmendur si mundësi pakënaqësinë e vajzave që kanë mbetur pa punë, xhelozinë apo interesa të tjera personale.
Reagimi i saj ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, pasi Pollozhani del publikisht në mbështetje të Ed Manushit dhe argumenton se qëndrimi i saj bazohet në eksperiencën personale të punës me të.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



