E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e 104-të në Tiranë, nuk ndalet revolta e qytetarëve
Lajme

Protesta e 104-të në Tiranë, nuk ndalet revolta e qytetarëve

Tirana është përfshirë sërish nga protesta e qytetarëve, teksa këtë të premte zhvillohet tubimi i 104-të në seri kundër qeverisë. Protesta e sotme vjen vetëm një ditë pas marshimit të 103-të, duke vijuar një cikël protestash të njëpasnjëshme në kryeqytet.

Qytetarët janë mbledhur dhe kanë nisur marshimin në disa prej bulevardeve të Tiranës, ndërsa gjatë tubimit janë përsëritur mesazhet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Kërkesat e protestuesve lidhen kryesisht me ndryshimin politik dhe largimin e qeverisë, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje të forta kundër kryeministrit dhe figurave politike.

“Dorëheqje”, “Arrestoni Ramën” dhe “Arrestoni Berishën” kanë qenë disa prej sloganeve të artikuluara gjatë marshimit.

Protestuesit janë ndalur edhe në zonën pranë stadiumit “Air Albania”, ku kanë vijuar thirrjet për vazhdimin e protestave dhe të asaj që e konsiderojnë rezistencë qytetare.

Tubimi ka sjellë edhe pengesa në qarkullimin e automjeteve, me bllokimin e disa prej akseve rrugore të kryeqytetit gjatë lëvizjes së protestuesve.

Nga protesta janë përcjellë gjithashtu thirrje për mobilizimin e qytetarëve të tjerë dhe për zgjerimin e pjesëmarrjes në tubimet e ardhshme.

Një tjetër kërkesë e artikuluar gjatë protestës ka qenë edhe lirimi i personave të arrestuar në kuadër të protestave të mëparshme.

Me marshimin e 104-të, protestuesit synojnë të mbajnë të gjallë presionin ndaj qeverisë, ndërsa tubimet vijojnë prej javësh në Tiranë me kërkesa për ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.