Të shtëna me armë në Mat, qëllohet me breshëri një automjet
Një automjet është qëlluar me armë zjarri gjatë natës në zonën e Matit, ndërsa policia po heton edhe për një automjet tjetër të gjetur të djegur në fshatin Urakë.
Sipas informacioneve paraprake, ndaj makinës është qëlluar me breshëri. Pas ngjarjes, në Urakë është konstatuar një tjetër automjet i përfshirë nga flakët.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivin e ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat që mund të jenë përfshirë.
Grupi hetimor po verifikon gjithashtu nëse automjeti i djegur në Urakë ka lidhje me të shtënat me armë zjarri.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



