E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dua Lipa dhe Rita Ora në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Lajme

Dua Lipa dhe Rita Ora në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë reaguar në rrjetet sociale pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Dua Lipa ka publikuar në Instagram Story logon e UÇK-së, të shoqëruar me hashtagun “Liria Ka Emër”.

Në një tjetër postim, këngëtarja ka ndarë të dhëna mbi pasojat e luftës në Kosovë, duke përmendur rreth një milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1 mijë e 24 fëmijë të vrarë, 20 mijë persona të dhunuar dhe 1 mijë e 600 të zhdukur.

Edhe Rita Ora ka reaguar në Instagram pas vendimit të Hagës. Ajo ka publikuar një fotografi të “Image of Kosovo”, ku shfaqet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Duke luftuar për Kosovën që sot e quajmë shtëpi”, shkruhet në përshkrimin e fotografisë së publikuar nga këngëtarja.

Reagimet e dy artisteve shqiptare vijnë pas aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, vendim që ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, Shqipëri dhe në diasporë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.