Ermal Jauri emërohet në krye të AKSIK, zëvendëson Altin Janin
Ermal Jauri është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), duke marrë drejtimin e institucionit pas largimit të Altin Janit.
Vendimi për ndryshimin në drejtimin e AKSIK është marrë nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit dhe është firmosur nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.
Sipas vendimit, Altin Jani është liruar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, ndërsa në këtë pozicion është emëruar Ermal Jauri.
Jani kishte marrë drejtimin e AKSIK në vitin 2024. Ai ishte pjesë e këtij institucioni prej vitit 2012, përpara se të emërohej në krye të tij.
Ndryshimi është bërë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, si dhe dispozitave të ligjit nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”.
Në vendimin e qeverisë përcaktohet se lirimi i Altin Janit dhe emërimi i Ermal Jaurit hyjnë në fuqi menjëherë. Akti parashikon gjithashtu botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi zyrtar
Në aktin e miratuar nga Këshilli i Ministrave përcaktohet:
- Altin Jani lirohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.
- Ermal Jauri emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.
- Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Vendimi mban firmën e zëvendëskryeministres Albana Koçiu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



