E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet lista që po trondit parlamentin shqiptar
Lajme

Zbulohet lista që po trondit parlamentin shqiptar

Autoriteti Kombëtar i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), ish-DSIK, ka refuzuar të pajisë me certifikata sigurie 31 deputetë të zgjedhur të PS dhe PD, për shkak të indicieve për përfshirje në afera penale, korrupsion, pastrim parash dhe lidhje me grupe kriminale.

Ky verifikim po kryhet pas marrjes së mandateve, duke ekspozuar parlamentin ndaj rrezikut të qasjes në informacion të klasifikuar, ndërsa autoriteti bashkëpunon me agjencitë partnere të SHBA dhe BE për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit të parlamentit.

Sipas të dhënave të “Pamfleti”, raporti i AKSIK për Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, përmban emrat e 31 deputetëve që aktualisht nuk plotësojnë kriteret për certifikata sigurie.

Nga PD dhe koalicioni përkatës, të refuzuar janë 14 deputetë, mes tyre: Sali Berisha, Flamur Noka, Fatmir Mediu, Albana Vokshi, Erisa Xhixho, Kliti Hoti, Xhelal Mziu dhe të tjerë.

Ndërsa nga PS janë 17 deputetë, përfshirë Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu, Ornaldo Rakipi, Agron Malaj, Arkend Balla, Klevis Jahaj, Xhenis Çela dhe të tjerë.

31 deputetë pa certifikatë sigurie: lista që trondit parlamentin

Shumë nga këta deputetë janë aktualisht në proces hetimi dhe gjykimi nga SPAK dhe GJKKO, ndërsa për disa të tjerë ekzistojnë indicie publike për përfshirje në korrupsion, pastrim parash dhe aktivitete kriminale.

Përveç këtyre 31 deputetëve, AKSIK po verifikon edhe 25 të tjerë, duke kërkuar informacion shtesë dhe të përditësuar nga Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, SHISH dhe agjencitë partnere ndërkombëtare.

Paradoksalisht, ligji kërkon që verifikimi i integritetit të bëhet gjatë kandidimit, por aktualisht kjo po ndodh vetëm pas marrjes së mandateve, duke rritur rrezikun që individë me dosje penale të kenë akses në informacion të ndjeshëm.

Disa prej deputetëve të refuzuar janë pjesë e komisioneve parlamentare që trajtojnë çështje të sigurisë kombëtare, të Çështjeve të Brendshme dhe Mbrojtjes, Punëve të Jashtme, Evropës dhe Ligjeve, ku qasja në informacion sekret është thelbësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.