Rama dhe Berisha bëjnë “xing” në Rinas
Njëri kthehet nga SHBA, tjetri niset drejt Strasburgut
Ndërsa pritet që kryeministri Edi Rama t’u drejtohet qytetarëve nga Aeroporti “Nënë Tereza”, në Rinas është shfaqur edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Sipas burimeve, Berisha pritet të udhëtojë drejt Strasburgut, ku do të ndjekë punimet e Këshillit të Europës dhe do të zhvillojë një sërë takimesh gjatë qëndrimit të tij.
Kreu i PD-së do të qëndrojë në Strasburg nga 28 shtatori deri më 1 tetor. Gjatë kësaj periudhe, ai pritet të ketë takime me përfaqësues të grupeve politike, si edhe me figura të ndryshme të politikës europiane.
Kontaktet e Berishës do të zhvillohen në kuadër të vizitës së tij në Strasburg, me fokus takimet me përfaqësues të institucioneve europiane dhe aktorë politikë të kontinentit.
Mbërritja e tij në Rinas vjen në një moment kur në aeroport pritet edhe komunikimi i paralajmëruar i kryeministrit Rama, i cili pritet t’u drejtohet qytetarëve pas kthimit nga New York-u.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



