E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Unë do martohem me Eli Farën!
Lajme

Unë do martohem me Eli Farën!

E dua sepse këngët e saj do jetojnë më gjatë se çdo lajm i poshtër dhe pervers. E dua sepse kurrë nuk urreu, nuk xhelozoi dhe kurrë nuk luftoi asnjë kundërshtar, asnjë koleg apo artist tjetër. E dua sepse si grua beqare nuk tradhëtoi as bashkëshort e as të dashur. Besoi verbërisht te një njeri, te një koleg dhe ky i fundit e preu në besë dhe e poshtëroi.

E dua Eli Farën sepse ia di fuqinë dhe kjo grua do ringrihet përsëri, këtë gjëmë do e konturojë në art dhe ka për ti kënduar baladë trishtimi vetes së saj e më pas do të reflektojë. Do reflektojë për të ndriçuar veten dhe të tjera gra që linçohen e poshtërohen me të vetmen arsye pse besojnë, pse dashurojnë, pse puthen dhe pse falin kënaqësi. Unë e dua Eli Farën sepse dua femrën mëkatare porsi Eva e Edenit, dua Eli Farën sepse dua artistin ashtu siç është me teka, me mëkate, me suksese, me dështime, me urime e me mallkime:

Rrugës e trishtuar dikush po ecën
Një e poshtëruar dhe fare vetëm
Besimin që humbi duke kërkuar
Si i erdhi fundi, iku dhe e la

Ndoshta rri e fshehur, diku në pyje,
apo rri e ndezur, atje me yjet,
dhe përgjon nga larg botën hipokrite…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.