“Punë, rrim, q*m”, Elton Tozaj nxjerr bisedat +18 të Erion Isait
Elton Tozaj ka publikuar mbrëmjen e së hënës disa pamje të bisedave private, për të cilat pretendon se i përkasin kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai.
Materialet janë publikuar në formën e “screenshot”-eve në rrjetet sociale. Në to shfaqet një profil me emrin “Erion Isai”, ndërsa mesazhet përmbajnë komunikime me natyrë flirtuese dhe intime.
Sipas publikimit të Tozajt, bisedat datojnë të paktën nga shtatori i vitit 2023. Ai i ka shpërndarë pamjet në “Story”, duke pretenduar se bëhet fjalë për materiale që kishte paralajmëruar më herët se do t’i publikonte.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Erion Isai nuk ka bërë një reagim publik lidhur me autenticitetin ose përmbajtjen e materialeve të publikuara.
Publikimi i fundit vjen pas një serie denoncimesh dhe materialesh të shpërndara nga Tozaj gjatë ditëve të fundit.
Më 2 tetor, Tozaj deklaroi para autoriteteve se nuk kishte qenë personi që kishte prodhuar apo shpërndarë videot intime të lidhura me Adrian Hilën, por se materialet i kishte marrë nga persona të tjerë dhe më pas i kishte raportuar publikisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco








