E premte, 13 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
“I pavrarë, i pavdekur, i parrëmbyer”, Elton Tozaj reagon pas lajmeve të bujshme ndaj tij
Lajme

“I pavrarë, i pavdekur, i parrëmbyer”, Elton Tozaj reagon pas lajmeve të bujshme ndaj tij

Gazetari Elton Tozaj është shfaqur në emisionin “UPS”, ku ka përcjellë një mesazh me nota të forta ironie, duke iu referuar lajmeve të publikuara për gjendjen e tij pas sulmit fizik që ka denoncuar ditët e fundit.

“Unë jam Elton Tozaj, i dëmtuar fizikisht, po jo shpirtërisht. I dobësuar fizikisht, po jo moralisht. I parrëmbyer, po këtu me ju. I pavrarë, i pavdekur, i pakallur, siç shumica e medias e kanë transmetuar ditën e djeshme”, shprehet ai në videon e publikuar.

Me këtë deklaratë, Tozaj zgjedh ironinë për të kundërshtuar atë që e konsideron si raportim të pasaktë të mediave lidhur me situatën e tij.

Gazetari u bë pjesë e vëmendjes publike pas sulmit fizik të raportuar në fillim të nëntorit. Në reagimet e tij të mëparshme, ai ka deklaruar se ishte goditur nga disa persona dhe se ishte tentuar ta tërhiqnin zvarrë drejt një furgoni. Po ashtu, pas ngjarjes, është shfaqur me plagë dhe fasha, duke deklaruar se dhuna nuk do ta ndalonte të vijonte aktivitetin e tij gazetaresk.

Në daljen e fundit, mesazhi i tij është i qartë: dëmtimet fizike, sipas vetë Tozajt, nuk e kanë mposhtur dhe as nuk e kanë larguar nga ekrani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.