Edhe ortakut të Agasit, Ermal Beqirit i del një video intime në rrjet

Një video me përmbajtje intime po qarkullon në WhatsApp-in e disa gazetarëve. Sipas pretendimeve që shoqërojnë videon, në të shfaqet një burrë që disa persona e identifikojnë si Ermal Beqirin, biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e AKSHI-t dhe ortak i Ergys Agasir tashmë i arrestuar dhe i izoluar në burgun e Bradasheshit.

Beqiri organizonte festa të shthurura në jaht, vila dhe në kështjellën e tij në Francë, ku dyshohet se kanë marrë pjesë modele dhe personazhe të showbizit. Në festat e shthurura thuhet se shpenzimet për këto festa dhe për shërbime seksuale mund të jenë mbuluar me para të përfituara nga korrupsioni në AKSHI. Beqiri ishte pjesë zyres se ortakut të tij Ergys Agasi në ish-Bllok. Edhe aty në orët e vona e gshinin nën avujt e alkolit dhe kokainës që shërbenin në administratë.
SPAK e ka shpallur Beqirin në kërkim në kuadër të hetimeve për korrupsion, pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Beqiri u arrestua në Francë dhe pritet të ekstradohet në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



