E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet Monika : E kam dashur Adi Hilën dhe besova!
Lajme

Flet Monika : E kam dashur Adi Hilën dhe besova!

Aktorja Monika Lubonja ka reaguar publikisht, duke thënë se i është shkelur besimi dhe privatësia. Ajo deklaron se nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka dhënë pëlqimin për regjistrimin apo shpërndarjen e materialeve intime, ndërsa bën thirrje që mediat dhe opinioni publik të mos e kthejnë dhimbjen e saj në spektakël. Lubonja thotë se i është drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjekë çështjen ligjërisht deri në fund.

Monika Lubonja i është drejtuar drejtësisë pas publikimit dhe shpërndarjes së materialeve intime, duke kërkuar mbrojtjen e privatësisë dhe dinjitetit të saj.

Në një kërkesë të depozituar më 6 tetor 2026 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Lubonja rezulton si e dëmtuara akuzuese, ndërsa Adrian Hila si i akuzuari. Dokumenti referon nenin 59 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenet 119 dhe 121 të Kodit Penal.

Sipas kërkesës, ndaj të akuzuarit ngrihen pretendime për veprat penale “Fyerja” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Në reagimin e saj publik, Lubonja shprehet se është përballur me shkelje të besimit dhe privatësisë, ndërsa thekson se nuk ka dhënë pëlqim për regjistrimin apo shpërndarjen e materialeve intime.

“Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia, por edhe me vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.”

Ajo kërkon që të ndalet ajo që e konsideron si baltosje publike dhe apelon ndaj mediave që të mos publikojnë apo spekulojnë me materiale intime.

“Nuk kam pasur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.”

Në vijim, Lubonja u drejtohet edhe opinionit publik, duke kërkuar që ajo që ka përjetuar të mos kthehet në objekt argëtimi apo gjykimi.

“Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime.”

Ndërsa për procedurat ligjore, ajo shprehet e vendosur ta ndjekë çështjen deri në fund.

“I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund.”

Në përfundim të reagimit, Lubonja thotë se do të vijojë ndjekjen ligjore të çështjes dhe shpreh besimin se e vërteta do të dalë në dritë.

“Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë. Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbushë zemrën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj.”

Çështja tashmë është para drejtësisë, ndërsa dokumenti i depozituar më 6 tetor shënon nisjen e ndjekjes ligjore nga ana e Lubonjës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.